Rrahje masive në mes tifozëve të Kukësit dhe të Sarajevës (Video)

loading...

loading...

Tifozët e Kukësit dhe të Sarajevës janë përleshur të enjten në prag të ndeshje kualifikuese për Ligën e Evropës. Deri te përleshja ka ardhur në parkingun para stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, në bendin ku ishin të parkuar autobusët me tifozë mysafirë, të ultra grupit “Horde zla”.
Në xhirim shihet se pati përleshje të gjerë dhe se u gjuajt me gurë nga të dy anët, derisa u përfshi edhe policia shqiptare. Nuk jepen detajet për numrin e të lënduarve.
Kukësi në ndeshjen e parë mposhti 3:2 Sarajevën, kurse ndeshja e kthimit e rrethit të dytë të Europa Leagues zhvillohet të enjten në kryeqytetin boshnjak. /LajmeOnline/

loading...