Rrahje e nxënësve shqiptar në Tuz

loading...

426500_477238462329948_1385369185_n

loading...
Policia e Malit të Zi ka intervenuar për të ndalur rrahjen e nxënësve – myslimane dhe katolik, në Gjimnazin “25 maj” në qytezën e Tuzit.

Të dy grupet e nxënësve ishin shqiptar, ndërsa disa kanë marrë lëndime dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësorë.

Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, thuhet se rrahja ka ndodhur në korridorin e Gjimnazit. Policia i ka identifikuar të gjithë akterët e përleshjes.

Supozohet se rrahja ka pasur lidhje me problemet e myslimanëve dhe katolikëve, gjithashtu të gjithë shqiptarë, në fshatin Dinoshë afër Tuzit, rreth shfrytëzimit të hapësirës për varreza.

Në këtë fshat, myslimanët kohë më parë nuk i kishin lejuar një familje katolike që në morgun e varrezave ta bëjë ceremoninë e varrimit. Atëherë pati intervenuar edhe njësia speciale e Policisë së Malit të Zi

loading...