Rovena nuk është e interesuar për të dashur

loading...

Rovena Stefa, e cila sapo ka përfunduar pushimet e saj në bregdetin e Antalias, Turqi, thotë se ajo nuk e ndjen nevojën për të pasur një të dashur afër.

Këngëtarja nga Shqipëria kishte qëndruar disa ditë në bregdetin turk e shoqëruar me motrën dhe menaxheren Elisa Stefa dhe disa shoqe të tyre.

“Po kaloj për mrekulli këtu në Antalia, dhe jam e shoqëruar me njerëzit e lumtur të jetës sime, prandaj edhe nuk po e ndiej nevojën për të pasur një të dashur (qesh)”.

“Përveç Antalias kemi vizituar edhe bregdetin e Alanyas ku edhe atje kemi kaluar për mrekulli. Bregdeti turk është mjaftë i pasur dhe të ofron mundësi mjaftë të mira për ti kaluar pushimet verore”, ka thënë ajo për “/LajmeOnline/”.

Rovena ka paralajmëruar se pas kthimit nga pushimi do të punojë dhe lansojë projekte të reja muzikore. /LajmeOnline/

“Ohh sa i mire uji….”, ka shkruar Rovena në tekstin e postuar në Facebook sipër fotos së poshtme.

loading...

“Sunset….! Perendimi i diellit ne Mesdhe!”

“Ne Mesdhe larg ne Alanya.”

loading...