Roura: Do të kalojmë në raundin tjetër të Champions League

loading...

roura

loading...
Ndihmës trajneri i Barcelonës, Jordi Roura deklaroi se Xavi Hernandez do të jetë i pranishëm në sfidën kundër Milanit në Champions League. Roura ndihet i qetë edhe pse mesfushori vjen pas një dëmtimi, që e la jashtë për një kohë të gjatë mesfushorin.

“Do të zhvillojmë një ndeshje të balancuar, e cila do të na ndihmojë të kalojmë në raundin tjetër në Champions League. Kemi parë të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar Milani, sidomos atë kundër Genoas. Lajmi i mirë për ne është se skuadra do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët, duke përfshirë edhe Xavin, ndoshta mund të mos luajë që në minutën e parë por do të jetë i pranishëm,” përfundoi Roura.

Ndërkohë, legjenda e Barcelonës, Luis Suarez parashikon se ish ekipi i tij do të ketë një test mjaft të vështirë për të avancuar në Champions League. Milani shkon me avantazhin 2-0 në Camp Nou nga takimi i parë me gola të shënuar nga Boateng dhe Muntari.

“Nuk do të jetë e lehtë për Barcelonën. 2-0 është një rezultat i rrezikshëm. Gjithçka varet nga pjesa e parë, nëse Barcelona do të shënojë. Në rast se do t’ia dalin, atëherë katalanasit do ta kenë më të lehtë lojën e tyre”, deklaroi ish mesfushori Suarez për “La Xarxa Radio”.

loading...