ROSU bastis autobusin me serbë – gjen armë

1-1447838253-8053145

Njësiti special i Policisë së Kosovës, ROSU, para pak çastesh ka ndërmarr një aksion në bashkëpunim me njësitin mobil të Doganës së Kosovës me ç’rast kanë ndalur një mini-bus për një kontroll rutinor.

Aksioni është ndërmarr tek rrethi i Dragodanit, rruga që lidh Prishtinën me Mitrovicën, ndërsa gjatë kontrollimit të një çante pasagjerësh, siç mëson Koha.net, është gjetur një armë e tipit AK 47.

Në këtë rast, burimet bëjnë me dije se ka edhe të arrestuar, ndërsa potencohet se në këtë automjet kanë qenë duke udhëtuar shtetas serbë