Rosario Dawson pas ndarjes ende miq me Danny Boyle

f1_dawson1364735831

Aktorja Rosario Dawson është hapur për ndarjen e saj nga regjisori Danny Boyle duke këmbëngulur që janë ende miq me regjisorin.

Yjet, të cilët kanë punuar së bashku në filmin “Trance”, kanë ndezur thashetheme për romancë verën e kaluar kur janë fotografuar së bashku duke u puthur në qytetin bregdetar Brighton, por raportimet këtë muaj sugjeruar që lidhja ka mbaruar.

Dawson e ka konfirmuar ndarjen për Daily Telegraph.

Në pyetjen nëse është ende mike me regjisorin e “Slumdog Millionaire”, ajo është përgjigjur “Definitivisht jemi”, dhe ka shtuar që mendon “është e rëndësishme të mbetesh në marrëdhënie të mira me ish të dashurit”.

Bukuroshja e “Sin City” ka lënë të kuptohet që ndarja ishte miqësore kur në javën e kaluar në tepihun e kuq për premierën londineze të “Trance” është parë duke u ledhatuar e Boyle dhe duke pozuar për fotografi me të.