Ronaldon e zë halli, dasma shqiptare i “heq trurin” gjithë natën

loading...

loading...

Në hotelin ku po qëndron Real Madridi në Shkup, mbrëmjen e djeshme është mbajtur një dasmë shqiptare, shkruajne mediat maqedonase.

Cristiano Ronaldo sëbashku me shokët e Real Madridit kanë tingujt e lartë të një shqiptare në momentin kur kanë arritur në hotelin Aleksandar Palace.

Në sallën kryesore të këtij hoteli është mbajtur një dasmë shqiptare, raporton Gazeta Lajm. Në këtë dasmë ka kënduar këngëtarja e njohur nga Shkupi, Sevërxhane Laçi, e cila ka postuar edhe disa foto në Facebook.

Duke pasur parasysh se sa të zhurmshme janë dasmat shqiptare, Ronaldo me siguri nuk do ta harrojë shpejt aventurën e Shkupit, sepse zhurma sigurisht ka arritur edhe në dhomën ku ka qenë i vendosur portugezi.

loading...