Ronaldo zgjidhet lojtari më i mirë i La Ligas

Roonii1

Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin ‘Di Stéfano’ si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në La Liga, që zgjidhet nga e përditshmja spanjolle Marca.
Ylli portugez ka thënë se ndihet krenar që e merr një premi të tillë nga duart e legjendës Alfredo Di Stéfano, duke e falënderuar shumë atë.
Di Stéfano e ka lavdëruar futbollistin portugez. “Është një lojtar që luan për ekipin. Ai i bën të lumtur të gjithë në Real Madrid”, theksoi legjenda e futbollit.
Sa u përket objektivave të këtij sezoni, Ronaldo synon që ta fitojë nj trofe të rëndësishëm.
“Jemi duke shkuar mirë. Jemi në finale të Copa del Rey, ndërsa e bëmë një hap të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve. La Liga është e vështirë të rrëmbehet, por do të luftojmë deri në fund. Personalisht, gjërat po më shkojnë mirë dhe njëri prej objektivave është që ta fitoj një trofe të rëndësishëm me Realin”, përfundoi Ronaldo. /LajmeOnline/