Ronaldo, vitin tjetër shkon në Monaco


Cristiano Ronaldo mund të transferohet në Monaco nga viti i ardhshëm. Hapat e parë drejt këtij transferimi bombastik i nisi magnati rus Dmitry Rybolovlev, pronari i skuadrës nga Principata.
Revista prestigjioze franceze “Le10Sport” ka raportuar bisedën e pabesueshme të javës së kaluar në mes tij, Ronaldos dhe menaxherit Jorge Mendes. Hapat e parë të transferimit janë vënë përpara ndërsa thuhet se kjo do të ndodh në vitin 2014.
Ndëkrohë, Manchester City i ka ofruar portugezit 300.000 euro në javë apo në total 18 milionë euro në vit, por nuk ka pasur asnjë përgjigje nga lojtari përveç të presidentit Florentino Perez, i cili e ka refuzuar kategorikisht këtë ofertë të “Citizens”. /LajmeOnline/