Ronaldo synon t’i shënojë 70 gola në sezon

loading...

loading...

Me sezonin e ri përpara, Cristiano Ronaldo po përgatitet shumë dhe ia ka vendosur vetes një cak të veçantë, t’i shënojë 70 gola për Real Madridin.
Deri më tani, numri më i madh i golave që ka shënuar brenda një sezoni të vetëm ishte në atë 2011/12, kur shënoi në total 67 gola – 60 gola në garat zyrtare dhe shtatë në ndeshjen miqësore parasezonale.
CR7 ka qenë duke ‘fluturuar’ prej se ka filluar faza përgatitore dhe ka qenë e qartë për të gjithë se ai është i uritur dhe i entuziazmuar për të eksploduar këtë edicion. Tani, ai shpreson që këtë zjarr brenda vetes ta transformojë në gola, që në ndeshjen e parë kundër Bournemouth.
Ky është parasezoni i pestë i Ronaldos te Real Madridi. Më i miri ishte ai i vitit 2011, kur shënoi shtatë herë në tetë paraqitje, para se t’i thyente të gjitha rekordet personale gjatë atij sezoni. Ky është pra më i mirë në krahasim me parasezonin e vitit 2009, kur shënoi tre gola në nëntë paraqitje: 2012, kur shënoi dy herë në katër paraqitje, dhe në 2010, kur shënoi vetëm një herë brenda pesë paraqitjeve.
Pasi e ka pasur tërë verën në dispozicion për të pushuar, Cristiano ka gjasa të mëdha që të luajë në të gjitha ndeshjet parasezonale me Realin, mu ashtu siç bëri në vitin 2009 dhe 2011. Gjithashtu, po t’ia shtojmë kësaj edhe urinë e madhe për Ligën e Kampionëve me Realin dhe përforcimet që ka bërë klubi deri më tani, të gjitha këto na lënë të mendojmë se ai mund t’ia arrijë këtij qëllimi. /LajmeOnline/

loading...