Ronaldo publikon fotografinë e parë me binjakët e tij (FOTO)

Cristiano Ronaldo sot është personi më i lumtur në botë.
Ylli i Real Madridit, ka arritur t’i takojë për herë të parë dy binjakët e tij, që erdhën në jetë rreth dy javë më parë.

Ronaldo ka qenë i angazhuar me Portugalinë në Kupën e Konfederatave, dhe kjo e ka kushtëzuar me takimin e binjakëve të tij.

Portugezi në Facebook ka postuar një fotografi me binjakët e tij, djalin dhe vajzën, duke shkruar se është shumë i lumtur që i mban në duar dy dashuritë e reja të jetës së tij./