Ky ishte çmimi i tretë nga Goal për Ronaldon që sivjet udhëhoqi Realin drejt titullit të dhjetë të Ligës së Kampionëve.
29 vjeçi ka fituar edhe Kupën e Mbretit, duke shënuar 51 gola në të gjitha garat për klub dhe për përfaqësuese.
Pasi mori trofeun Ronaldo tha: “Është nder i madh për mua të zgjidhem lojtari më i mirë. Jam sinqerisht falënderues. Jam i bindur se nuk do të fitoja këtë çmim pa ndihmën dhe përkrahjen e të gjithëve në Real Madrid”, transmeton Koha.
Goal 50 është një prej çmimeve më të respektuara në arenën e sportit sepse kjo është nga faqja më e madhe e futbollit në botë.
Përzgjedhjen e 50 lojtarëve më të mirë Goal e bën përmes 600 gazetarëve nga gjithë bota.
Në pozitën e dytë të kësaj liste është, Arjen Robbeni e i treti Lionel Messi që ishte fitues i vitit të kaluar.