Ronaldo përlot botën me mesazhin për fëmijët në Aleppo (VIDEO)

loading...

loading...
Tragjedia që ka pushtuar Alepo nuk kishte si mos ishte në vëmendjen e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2016. ‘Yll’ i Real Madridit Cristiano Ronaldo ka përcjellë një mesazh sensibilizues për të plagosurit dhe viktimat në Siri. Fjalët e tij ishin të zgjedhura dhe shumë emocionuese duke bërë thirrje për të ndihmuar familjet në Aleppo. “Përshëndetje! Kjo është për fëmijët në Siri. Ne e dimë që ju keni vuajtur shumë. Unë jam një lojtar shumë i famshëm por ju jeni heronjtë e vërtetë. Mos e humbni shpresën tuaj. Bota është me ju. Ne kujdesemi për ju. Unë jam me ty”, u shpreh Ronaldo.

loading...