Ronaldo, në stol ndaj Barcelonës

loading...

ronaldo

loading...
Cristiano Ronaldo do të jetë në stol ditën e shtunë në orën 16:00, kur Real Madrid të përballet me Barcelonën në “Santiago Bernabeu” në Klasiken e radhës.

Sipas ‘AS’, Jose Mourinho nuk do të rrezikojë një dëmtim të yllit të skuadrës së tij dhe do e ruajë për ndeshjen shumë të rëndësishme që madrilenët do të zhvillojnë të martën në “Old Trafford” ndaj Manchester United, e vlefshme për Ligën e Kampioneve.

Trajneri portugez do e lërë në stolin e rezervave dhe mund ta fusë në lojë në pjesën e dytë, duke parë se si do të shkojë ndeshja. Nuk dihet se kush do të luajë në vend të portugezit. Mourinho mund të avancojë Fabio Coentraon ose t’i besojë sulmuesit të ri Alvaro Morata.

Në qendër të mbrojtjes do të luajnë portugezët Carvalho dhe Pepe duke lënë pushim dyshen Sergio Ramos-Varane.

loading...