Ronaldo në ‘dasmën shqiptare’ në Shkup (Video)

Ronaldo në ‘dasmën shqiptare’ në Shkup (Video)
Në hotelin ku po qëndron Real Madridi, Aleksandar Palace, mbrëmë është mbajtur një dasmë shqiptare

Cirstiano Ronaldo së bashku me shokët e Real Madridit kanë hasur në një dasmë shqiptare në momentin kur kanë arritur në hotelin Aleksandar Palace në Shkup.

Në sallën kryesore të këtij hoteli është mbajtur një dasmë shqiptare, shkruan Gazeta Lajm. Në këtë dasmë ka kënduar këngëtarja e njohur nga Shkupi, Sevërxhane Laçi, e cila ka postuar edhe disa fto në Facebook.

Duke pasur parasysh se sa të zhurmshme janë dasmat shqiptare, Ronaldo me siguri nuk do ta harrojë shpejtë aventurën e Shkupit, sepse zhurma sigurisht ka arritur edhe në dhomën ku ka qenë i vendosur.

Video