Ronaldo mposht Messi-n dhe Bayern-in

loading...

loading...
Cristiano Ronaldo preferohet më shumë se sa Messi. Portugezi, i vetëm, sfidon dhe lë pas edhe Bayern Munchen, jo në përballjet në fushë, por sa i përket shitjes së fanelave zyrtare.

Klubi bavarez shet vetëm 80% të fanelave të shitura me emrin e yllit portugez të Real Madrid, ndërkohë që ekipet italiane janë shumë më poshtë: Milan e Juve vetëm 50% të tyre, Inter vetëm 40%.

Ky është verdikti i një sondazhi të revistës gjermane “Bild”, në lidhje me popullaritetin, merkaton dhe pasionin e tifozëve, gjithnjë sa i përket fanelave zyrtare të shitura, qoftë në emër të lojtarëve individualisht, ashtu edhe të klubeve.

Sipas anketës të sezonit të kaluar, fanelat me emrin Cristiano Ronaldo kanë kapur majën (duke tejkaluar edhe ato të Leo Messi-t, edhe pse me diferencë të vogël), duke arritur në shifrën e 1 milion copëve. Më shumë se sa shet Bayern Munchen për të gjithë lojtarët e tij, afro 800 mijë,transmeton tch.

Përballja me klubet italiane është edhe më në favor të kampionit portugez. Vetëm 500 mijë janë fanelat e shitura nga Juventus dhe Milan, ndërsa 400 mijë ato të Interit. Por, në tregun italian vlen të thuhet se nuk përmendet fakti i kopjeve të falsifikuara, të ardhura paralele këto që, ashtu siç dihet, shkojnë në favor të klubeve pa asnjë kosto./LajmeOnline/

loading...