Ronaldo me maskë në fytyrë (Foto)

Cristiano Ronaldo i ka befasuar tifozët e tij, duke u shfaqur me një maskë të zezë në fytyrë, në një fotografi që e ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social, Twitter.

Lojtari i Real Madridit e kishte mbuluar pjesën e poshtme të fytyrës dhe kishte prej tifozëve që e krahasonin me Luis Suarezin, të cilit ia ‘mbuluan’ fytyrën për të mos kafshuar më, pasi e bëri një gjë të tillë me Giorgio Chiellinin.

Arsyet e këtij veprimi të Ronaldos nuk dihen ende, por duket se ai me këtë rast e ka bërë ndonjë trajtim kozmetik të fytyrës.