Ronaldo mbreti i golave për ndeshjet në transfertë, në gjithë historinë e Champions League

3Reali i Madridit pushtoi Kostandinopojën dhe me tregolëshin e tij në “Ali Sami Jen” kundër Galatasarayit, Cristiano Ronaldo katapultohet në vendin e parë të goleadorëve për ndeshjet në transfertë në gjithë historinë e Champions League. Portugezi me 28 finalizimeve jashtë mureve mike në kompeticionin më prestigjioz të futbollit për klubet, la pas Lionel Messin që ka shënuar 26 herë, një garë që pa marrë në konsideratë moshën e të dy yjeve të futbollit duket e destinuar të vazhdojë edhe për disa vjet.

Cristiano Ronaldo e coi në 206 numrin e golave të tij në 204 ndeshje me Realin e Madridit si për të konfirmuar seriozitetin e premtimit që bëri në momentin e zgjatjes së kontratës kur deklaroi se synon të shënojë edhe 200 gola të tjerë me merengesit. Në kompeticionin maksimal të kontinentit Ronaldo ka arritur në kuotën e 38 golave me fanellën e bardhë duke lënë pas një legjendë si Ferenc Pushkash që ka shënuar 35 herë në këtë kompeticion. Në total Ronaldo ka shënuar 54 gola në kompeticionin europian duke lënë pas Del Pieron me 52 finalizime dhe Jup Heynckes me 51 duke hyrë në këtë mënyrë në dhjetëshëne shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave.

Një tjetër protagonist në fitoren e Stambollit ishte dhe Karim Benzema që doli nga ndeshja me një dygolësh që e con në 33 numrin e finalizimeve të tij në 54 ndeshje të luajtura në Champions ku francezi udhëton me një mesatare shënimi prej 0.61 golash për ndeshje. 56 golat e shënuar nga Benzema e Cristiano bashkë me atë të Iscos që hapi serinë e finalizmeve kontrubuan për të ndërtuar fitoren më të thellë të Realit në transfertë me formatin aktual të Champions League. Rekordi i mëparshëm ishte ai i sezonit 1998-1999 kur të bardhët fituan 5-1 në shtëpinë e austriakëve të Sturm Graz që atëherë quhej stadiumi “Arnold Shvarceneger” ku shënuan dy herë Panuci, Seedorf, Suker dhe Mijatovic.