Ronaldo masazhist, e relakson një fëmijë para lojës! (Video)


Ka qenë vërtet me shumë fat një djalë në moshë të re nga Bournemouth, i cili para sfidës mes ekipit të Bournemouth dhe yjeve të Real Madridit, e ka fituar një masazh vërtet special dhe gratis. Djaloshi e ka përfituar këtë masazh surprizë as më pak e as më shumë sesa nga vetë ylli i madrilenëve, Cristiano Ronaldo.
Mediat nuk kanë vonuar ta transmetojnë në kohë reale ndodhinë pasi nuk ndodh përherë të të bëjë masazh CR7.
Ndërkohë, sipas mediave spanjolle, një biletë për ta parë Real Madridin në këtë miqësore verore ka kushtuar të paktën 200 euro. Kjo është cilësuar si një çmenduri nga mediat. /LajmeOnline/