Ronaldo: Manchester United do të përjetoj fatin e Barcelonës

cr

Cristiano Ronaldo paralajmëroi Manchester United se ai është gati të përsërisë performancën e “El Clasico”-s në “Old Trafford”. Ish-ylli i Manchester United premtoi se do të japë gjithçka ndaj ish-skuadrës së tij pas kualifikimit në finalen e Kupës së Mbretit, kur Reali të udhëtojë drejt Manchesterit më 5 mars.

Anglezët kanë marrë një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League në “Santiago Bernabeu”, por në këtë finale të parakohshme kjo nuk do të thotë asgjë. Portugezi e di mirë se sa e vështirë do të jetë të luajë përpara tifozëve të klubit që e bëri kampionin që është sot, por është gati t’i ndëshkojë me armën më të fortë të kësaj skuadre, kundërsulmin.

“Luajtëm më mirë se Barcelona dhe u shënuam tre gola në stadiumin e tyre. Këto kohët e fundit nuk kemi probleme të luajmë edhe në transfertë, përkundrazi, shprehemi shumë mirë. Moralin e kemi të lartë dhe duhet të vazhdojmë kështu edhe në klasiken e së shtunës. Një tjetër rezultat pozitiv në ‘Santiago Bernabeu’ do të na e bënte shumë më të lehtë në Manchester. Atje na pret një ndeshje akoma më e vështirë, por unë jam gati. Do të luajmë për të fituar, sepse nuk kemi luksin të luajmë për asnjë rezultat tjetër. E di që do të jetë e vështirë, por nuk do më mposhtin emocionet që rikthehem për herë të parë në ‘Old Trafford’. Reali do shkojë për të fituar”, – deklaroi sulmuesi.