Ronaldo, lojtari më i mirë i sezonit

Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin ‘Goal 50’, si futbollisti më i mirë në botë, pas sezonit fenomenal 2013-14.

Ylli i Real Madridit e fitoi këtë trofe për herë të tretë, si mirënjohje për kampanjën fantastike, ku e udhëhoqi Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve për herë 10-të.

29 vjeçari, i cili e fitoi po ashtu edhe Copa del Rey, realizoi 51 gola në të gjitha kompeticionet për klubin dhe përfaqësuesen e tij.

Ai e ndau Këpucën e Artë të Evropës me Luis Suarez, pasi realizoi 31 gola në La Liga brenda një sezoni, ndërsa në fillim të këtij viti u shpërblye me çmimin Topi i Artë.

“Është një nder i madh për mua që u zgjodha më i miri, jam sinqerisht mirënjohës”, deklaroi fillimisht ylli portugez.

“Jam i bindur se nuk do të isha i aftë ta fitoj këtë trofe pa ndihmën dhe mbështetjen konstante nga të gjithë njerëzit në Real Madrid”, ka shtuar ish futbollisti i Manchester Unitedit.

Më shumë se 600 gazetarë të ‘Goal.com’ në 35 edicione nga mbarë bota, i zgjodhën Top 50 lojtarët e sezonit.

Ronaldo këtë vit e la prapa Arjen Robbenin, i cili shkëlqeu me Holandën në Botëror dhe e ndihmoi Bayernin t’i fitojë katër trofe në sezonin 2013.