Ronaldo i përgjigjet botës [VIDEO]

ronaldo

Cristiano Ronaldo sikur i përgjigjet FIFA-s me hettrikun e shënuar sonte në përballjen e Real Madridit kundër Celta Vigos, ndeshje të cilën Reali e fitoi me rezultat 4-0.

Goli i parë erdhi nga i madhi, Cristiano Ronaldo në minutën e 3-të i cili shënoi një super gol ndërsa edhe goli i dytë u shënua nga i njëjti futbollist në minutën e 24-të.
Edhe në pjesëne dytë vazhdoi ofensiva e madrilenëve.

As largimi me kartonin e dytë të verdhë i Sergio Ramos (72’) nuk e pengoi Realin të rriste epërsinë.

Në minutën e 87-të Ronaldo kompletoi hettrikun e tij, ndërsa golin përfundimtar e shënoi Sami Khedira, 4-0.

Me rezultat të përgjithshëm prej 5-2, Real Madridi kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Mbretit./albeu