Ronaldo i jep nënshkrime Thaçit dhe djalit të tij (Foto)

loading...

Superylli i futbollit botëror, Cristiano Ronaldo, duket se ka gjetur kohë për të nënshkruar autograme për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe të birin e tij, Endritin

.BPOCurjCYAAKbE7

loading...

Gëzimin e madh për këtë e ka shprehur vet djali i kryeministrit, i cili i njohur për aktivitetin e tij në Twitter, ka publikuar një fotografi ku shihen nënshkrimi i Ronaldos për Endritin dhe babain e tij.

“Vet dora e tij”, kështu e ka komentuar Endriti fotografinë e postuar duke aluduar se ishte vet Ronaldo ai që ka nënshkruar autogramet për njeriun e parë të vendit tonë dhe djalin e tij.

Endriti duket se është shumë i rregullt në Twitter. Ai përcjell vazhdimisht zhvillimet përreth babait të tij, komentet e ministrave të tjerë si Vlora Çitaku, e po ashtu edhe merret me zhvillimet politike në vend pa anashkaluar dhe preferencat e tij muzikore. Ai ka mbi 11 mijë përcjellës, 10 mijë më shumë se sa Twitteri zyrtar i babait të tij.

Ende nuk dihet se ku i ka nënshkruar Ronaldo këto autograme dhe nëse Endriti ka qenë në ndonjë prej seancave stërvitore të Cristianos. /LajmeOnline/

 

loading...