Ronaldo i bindur se tifozët në Manchester do t’i rezervojnë një pritje të ngrohtë

loading...

ronaldo-ferg

loading...
E Marta e futbollit evropian do të heqë nga arena e gladiatorëve të Champions League një prej emrave më të mëdhenj të këtij sporti sepse Manchester United e Real Madrid duhet të luftojnë për një biletë që siguron kualifikimin në çerekfinale.

Më shumë se për çdo lojtar në fushë, kjo do të jetë një sfidë speciale për portugezin Cristiano Ronaldo, i cili do të vizitojë për herë të parë stadiumin “Old Trafford” pas 4 viteve. Në strofullën e djajve, numri 7 thuri ëndrrat e së ardhmes dhe një meritë të madhe për këtë ka Alex Ferguson, trajneri legjendar që do ta sfidojë për të dytën herë brenda pak ditësh.

Në një intervistë dhënë për tabloidin britanik “The Sun”, portugezi shprehet se do të jetë një ndjesi e bukur rikthimi në teatrin e ëndrrave, por duke menduar si një profesionist ai shton se nëse shënon kundër ish skuadrës së tij, mbremja do të ishte edhe më spektakolare. Në vijim të intervistës, sulmuesi i Realit të Madridit pohoi se nuk e di ende menyrën se si do të festojë nëse e kalon topin pas krahëve të portierit kundërshtar, duke e pranuar se gjithçka mund te jetë spontane.

28-vjeçari nga Madeira u shpreh i bindur se tifozët në Manchester do t’i rezervojnë një pritje të ngrohtë, sepse sipas tij, “Old Trafford” është një nga stadiumet ku ka kaluar një periudhë të mrekullueshme.

loading...