Ronaldo e nis sezonin me një ‘predhë’ (Video)


Cristiano Ronaldo e ka nisur sezonin (jozyrtarisht) me një ‘predhë’. Ylli portugez ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë në ndeshjen miqësore që po e zhvillon Real Madridi kundër Bournemouth.
Në ndeshjen miqësore që është duke u zhvilluar kundër Bournemouth, portugezi ka shënuar një gol spektakolar nga përafërsisht 30 metra, duke mos i dhënë rast portierit kundërshtar që të reagojë. /LajmeOnline/