Ronaldo dhuron 2 milionë euro për festën e Bajramit

Cristiano Ronaldo sërish i ka ndihmuar fëmijët nga Palestina. Ylli i Real Madridit i ka dhuruar 2 milionë euro për këta fëmijë, derisa parat pritet të përdoren për festën e Bajramit.
Cristiano Ronaldo po vazhdon të tregoj se është human. Ai sërish i ka ndihmuar fëmijët nga Palestina, duke dhuruar 2 milionë euro.

Këto para pritet të përdoren për festën e Bajramit e cila vjen menjëherë pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ronaldo, edhe më herët i kishe ndihmuar fëmijët palestinez. Ai edhe në vitin 2011, dhuroi Këpucën e Artë, e cila në ankand dhe u shit për 1.5 milion euro, që të ndihmojë palestinezët.

Ndërsa, gjatë Kampionatit botëror, portugezi ndihmoi në operimin e një pacienti që vuante nga çrregullime të larta në tru.