Ronaldo, a po rritesh?

loading...

loading...

Lojtarët e Real Madridit e vizituan sot qendrën mjekësore të klubit, për t’i bërë disa kontrolle. Në qendër të vëmendjes ishte Cristiano Ronaldo, i cili u mat nga ekspertët e kësaj lëmie. Sigurisht, ylli portugez nuk kishte ndonjë ndryshim në gjatësinë e tij, por për çdo rast, ai u mat sërish, sikur para çdo sezoni. CR7 është 186 centimetra dhe njihet për shkëputjen e tij, që nuk e kanë lojtarët tjerë.
Natyrisht, pa qeshur nuk mbeti mbrojtësi provokator dhe ngucakeq Pepe, i cili po e shikonte nga afër Ronaldon duke u matur. /LajmeOnline/

loading...