Romë, arrestohen dy shqiptarë shkaku i drogës

f1_29-marih1364585531

Romë, 29 mars – Policia e Romës ka vënë sot në pranga dy shqiptarë dhe një shtetase rumune nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Dy shqiptarë të moshës 20-vjeçare, dhe një rumune, 19 vjeçe, janë arrestuar pas një monitorimi të gjatë të lëvizjeve të tyre.

Në garazhin e tyre në lagjen San Giovani në Romë, ku edhe banonin, policia sekuestroi 410 kilogramë marihuanë, e cila ishte e ndarë në 314 pako.

Sipas policisë, shqiptarët kishin përdorur një truk për të eliminuar aromën e drogës, duke i lagur me benzinë pakot e marihuanës. Droga shitej kryesisht në sheshin Pigneto dhe në San Lorenzo. Policia vlerëson se nëse droga do të kishte dalë në treg, do të kapte shifrën e 1 milionë eurove, transmeton Panorama.

Pas arrestimit, të dy shtetasit shqiptarë janë dërguar në burgun e Regina Coeli në Romë, ndërsa vajza rumune në burgun e grave në Rebibbia.