Roma feston, Totti në historinë e Serisë A – VIDEO

totti

Roma e Andreazzolit duket se e ka marrë veten dhe po tregon një ekuilibër në fushë por po arrin edhe rezultate pozitive. Në një skemë të re, 3-4-2-1, verdhekuqtë luajnë më mire dhe nuk pësojnë shumë gola ashtu si me Zeman.

Në “Olimpico”, Totti me shokë mundën 3-1 Genoan e Ballardinit, ndërsa për kapitenin ishte një natë magjike. 36-vjeçari, flamuri i ekipit shënoi golin e parë me penallti por ky gol ishte shumë i veçantë sepse e ngjit në kuotën e 225 golave në karrierë që do të thotë, bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Serisë A duke barazuar suedezin Gunnar Nordhal dhe tani përpara ka vetëm Silvio Piolan i cili ka shënuar 273 gola, 48 më shumë se kapiteni verdhekuq. Me këtë triumf, Roma shkon në vendin e 7 në renditje me 43 pikë, dhe mban gjallë shpresat për një vend në Champions League pasi Milani është 5 pikë larg.

Interi tregon edhe njëherë se e meriton epitetin ekip i “çmendur” pasi në “Massimino” bën çmendurinë e radhës duke u paraqitur me dy fytyra por në fund u largua me 3 pikë të rëndësishme të fituara ndaj Catanias 3-2. Në një pjesë të parë të shëmtuar, me Rocchin titullar, Palacion në stol dhe Cassanon në Milano, zikaltërit luajnë në mënyrë të shpërfytyruar duke i dhënë mundësi Catanias të shënojë 2 herë me Bergession në 7’ pas një gabimi të Jesus dhe në 19’ me Marchessen me kokë. Me një lojë të tillë Interi të jepte përshtypjen se do të pësonte akoma gola të tjerë.

Strama bën lëvizjet në 45 minutat e dyta duke dërguar Palacion në vendin e Rocchit dhe argjentinasi tregon menjëherë klasin e tij teksa jep një asist për Alvarez që shkurton në 2-1. Me Catanian e tërhequr, Palacio realizon me kokë golin e 2-2 ndërsa me hyrjen e Stankoviç dhe Cambiasos, Interi ngre akoma krye dhe në minutën e 2 shtesë sërish argjentinasi shënon duke përmbysur shifrat në 3-2. Për t’u theksuar fakti se sulmuesi shqiptar, Edgar çani debutoi për herë të parë me Catanian dhe luajti 13 minuta ndërsa mori edhe një karton të verdhë.

Sukses mori edhe Fiorentina por me shumë mundime 2-1 ndaj Chievos ndërsa Udinese u imponua 1-0 në fushën e Pescaras me të përhershim Di Natale. Bologna dominoi 3-0 Cagliarin, Siena u mund 0-2 nga Atalanta dhe Sampdoria kaloi 1-0 Parmën. Në renditje, Interi ruan shpresat për një vend në Champions League pasi renditet në vendin e 4 me 47 pikë.


AS Roma 3-1 Genoa

Catania 2-3 Inter

Catane 2 – 3 Inter Milan by warrant