Rodgers ndaj Manchester Cityt kërkon fitoren e dhjetë radhazi

loading...

0

loading...
Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka thënë se është i lumtur me lojën dhe fitoren e skuadrës së tij kundër West Hamit. “Reds” kundër West Hamit arritën fitoren e nëntë radhazi duke “blinduar” kreun e tabelës.

Liverpool mbrëmë në udhëtim më dygolëshin e kapitenit Steven Gerrard mundi West Hamin me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së 33-të të Premier League-s, duke bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit.

Rodgers tha se është i kënaqur me fitoren e radhës, derisa ai beson se skuadra e tij do ta mposhtë edhe Manechster Cityn në sfidën e radhës. “Arritëm një fitore të madhe. Zhvilluam lojë të mirë dhe arritën qëllimin tonë”, ka thënë Rodgers.

“Në ndeshjen e radhës do të jetë një atmosferë e jashtëzakonshme në ‘Anfiled’. Tifozët në përkrahen edhe në këtë ndeshjes dhe ne synojmë që në ndeshjen e radhës ta arrijmë fitoren e dhjetë radhazi”, tha ai.

Rodgers është i bindur se Liverpool ka forcë që të mposhtë edhe Cityn.

loading...