Rock për sovranitetin e Kosovës

foto

Disa grupe muzikore dhe artistë të tjerë individual, organizojnë koncertin ‘’Rock për Mitrovicën”, si shenjë proteste dhe formë rezistence kundër marrëveshjes që pritet të bëhet më 2 prill në Bruksel.

“Ne po protestojmë me anë të muzikës sonë, kundër ndarjes së Kosovës dhe për një shtet sovran.  Ne menduam se përveç tubimit protestues që mbahet nesër në qendër të Mitrovicës, është e nevojshme që në Mitrovicë, një vend ku më parë njihej si qendër e rock-ut, të protestohet edhe me anë të këtij zhanri”, bën të ditur për Indeksonline, basisti i grupit ‘’The Freelancers”, Kreshnik Ahmeti, duke shtuar se performimi i tyre sonte, do të jetë njëkohësisht rezistencë dhe thirrje për protestën e nesërme.
Koncerti do të mbahet sonte (29 mars) në Mitrovicë, në një nga pubet afër sheshit “Adem Jashari” dhe fillon nga ora 20:00. Marrin pjesë: “Garazhat e Bardha”, “The derps” dhe muzikantë të tjerë nga Mitrovica, ndërsa nga Prishtina: Ilir Bajri dhe Dritëro Nikqi, “Pinkmetal” si dhe “The Freelancers”. /Rozafa Kelmendi/LajmeOnline/