Robert Downey Jr., aktori më i paguar i vitit

0Robert Downey Jr. është aktori më i paguar i vitit. Të ardhurat e yllit të filmave Iron Man dhe The Avengers në 12 muajt e fundit (korrik 2013-qershor 2014) ishin 75 milionë dollarë. Aktori 49 vjeçar kishte të njëjtin nivel të të ardhurave edhe në vitin e mëparshëm.

Filmi i tij Iron Man 3 i siguroi atij renditjen në krye të listës së aktorëve më të paguar. Iron Man 3 siguroi 1.3 miliard dollarë në të ardhura nga shfaqjet në mbarë botën.

Dwayne Johnson, ylli i filmit G.I. Joe: Retaliation dhe Fast and Furious, është i dyti në listën e aktorëve më të paguar. Ai në 12 muajt e fundit ka fituar 52 milionë dollarë.

Bradley Cooper, ylli i filmit Hangover, është i treti me 46 milionë dollarët e fituar në 12 muajt e fundit.

Sipas listës së përpiluar nga revista Forbes, shumat totale të të ardhurave të aktorëve nuk përfshijnë taksat, koston e agjentëve dhe kosto të tjera të aktorëve.