Rita: Pak para në Barcelonë, ka fjetur në plazh

rita ora

Këngëtarja britanike Rita Ora ka fjetur në plazh gjatë pushimeve si adoleshente, sepse ajo nuk mund të përballonte pagesën e një dhome të hotelit. Rita, tashti 22 vjeçare, para 5 vjetëve kishte kaluar pushimet në Barcelonë me motrën e saj, por ato nuk kishin mjaft të holla për të qëndruar në pansion privat apo në hotel, andaj kishin fjetur në plazhin buzë detit.

“Unë isha në pushime në Barcelonë, kur isha 17 vjeçare, me motrën time të madhe. Kemi qenë në plazh dhe në fakt nuk kishim të holla, kështu që kemi fjetur në plazh për dy net”, ka thënë Rita.

“Kam fjetur me valixhen time nën kokë, por kam kaluar shumë mirë. Tashti unë mund të qëndroj nëpër hotele, por asgjë nuk mund të fshijë atë përvojë të bukur të fjetjes në plazh. I kam bërë miq të gjithë, pasi ka pasur shumë njerëz të cilët flinin në plazh”, ka shtuar Rita.