Rita Ora, tani çmendet pas veturave

f1_26rita1361880632

Londër, 3 mars – Ylli me prejardhje nga Kosova, Rita Ora ka pranuar se roli i saj në filmin “Fast & Furious 6”, ka ndikuar që ajo përsëri t`i pëlqej veturat.

Këngëtarja në këtë film është ftuar në mungesë të Rihannas e cila më parë ka qenë pjesë e tij.

“Kurrë nuk i kam dashur veturat prejse unë e kam parë ‘Fast and the Furious’ por tani i dua ato”, ka thënë Rita.

“Është mbresëlënëse pasi që kam pasur rastin të jem pjesë e këtij filmi dhe jam e lumtur që është mjaft i mirëpritur”.

Filmi “Fast and Furious 6” do të shfaqet në muajin maj, në të luajnë edhe aktorët Vin Diesel dhe Dwayne Johnson, i njohur me nofkën “The Rock”.

Por ndryshe nga aktorët tjerë, Rita nuk ka vozitur ndonjë veturë. Ajo e filloi një garë.

“Nuk kam vozitur pasi që nuk kanë pasur kohë që edhe unë të bëjë diçka të tillë”, ka thënë ylli i këngës “Shine Ya Light”.

“Ishte një rol i minutës së fundit dhe ne vendosëm ta xhirojmë këtu në Londër”, ka thënë ajo.