Rita Ora rikthen ‘Jackson 5’

Ajo e cila gjithmonë gjendet në qendër te vëmendjes për stilin e saj të veshjes, është këngëtarja me origjine shqiptare Rita Ora, e cila është parë të jetë e veshur si në vitet e 70-ta, më saktësisht stil sikur te grupit ‘Jackson 5’ të cilët kishin hite të mëdha në atë kohë.

Por që bënë histori me stilin e tyre të veshjes. Rita kishte veshur pantallona të gjerë tek këmbët dhe bluzë shumë ngjyrëshe. Ajo ka kthyer stilin e kësaj veshje pas dyzetë vjetëve.

E me këtë ajo dëshmon se nuk brengoset aspak a duket vajzë me stil apo një zonjushë. Ndërkaq Rita gjithmonë është komentuar për veshjen e saj, mirëpo kësaj radhe Ora përveç se është komentuar është shikuar edhe me një sy pozitiv. Ndryshe këngëtarja gjendët në Nju Jork për të promovuar singlin e saj të ri ‘’I Will Never Let You Down’’.