Rita Ora: Proud to be a shqiptar – FOTO

0Rita Ora thotë se ajo është krenare që është shqiptare, derisa ka falënderuar Jessie J për koncertin e dhënë në Tiranë.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova ka postuar një fotografi nga viti 2012 kur ajo vizitoi Tiranën dhe performoi për 100 vjetorin e pavarësisë.

Sipër fotografisë, ku Rita shfaqet duke ecur krahas ish-kryeministrit Sali Berusha, ajo ka shkruar edhe një mesazh, ku mes tjerash falënderon Jessie J, e cila të shtunën, 29 nëntor, performoi para publikut shqiptar.

“Kurrë nuk do e harroj këtë moment kur e kam mbështetur pavarësinë që ne e meritojmë si popull. E falënderoj Jessie J që na ndihmoi ta arrijmë këtë. Kemi hapur një derë që do duhej hapur shumë kohë më parë. Proud to be a shqiptar”, ka shkruar Rita në gjuhën angleze.

0a

0b