Rita Ora nis turin në Britaninë e Madhe

2

Rita Ora ka nisur turin e saj të koncerteve në Britaninë e Madhe me titull ‘How We Do” në Manchester të Anglisë, të hënën në mbrëmje. Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova u paraqit në skenë me një veshje që e bënte të ngjante me një superheroinë të filmave fantastiko-shkencorë, transmeton TCH.

Rita Ora këndoi para publikut të shumtë në numër hitet e saj më të njohura si Radioactive, Hot Right Now, Shine Your Light dhe Hello Hi Goodbye.