Rita Ora me Robert Pattinson

i dashuri i rites

Rita Ora që ishte ndarë nga Rob Kardashian një vit më parë, është në kërkim të një të dashuri të ri dhe si duket e ka gjetur atë. Ai është ylli i filmit “Twilight” Robert Pattinson.

Rita, që është në një turne në Australi, ka ftuar shokun e saj, i cili ka qenë mjaftë i zënë me filmin e ri “The Rover”.

“Kurrë nuk e kam ditur që ai është britanik, ai është i ëmbël. Kam menduar që është amerikan”, ka thënë ajo për gazetën “Aussie”.

Ky lajm konfirmohet edhe më shumë pasi që “gruaja” e Ritës, Cara Delevigne ka “humbur” në një turne të sajin.