Rita Ora me koncert në Prishtinë?

loading...

Rita Ora ka zbuluar se koncerti i shumë përfolur në Prishtinë edhe mund të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Në një intervistë për MTV News, kosovarja ka treguar planet e saj për këtë vit, kur edhe do të lansojë albumin e saj debutues në Shtetet e Bashkuara, por që do të jetë më i veçantë se ai që lansoi muaj më parë.

Agjenda e kosovares për këtë vit është e mbushur përplot, pasi ajo ka shumë dëshira e plane, që do t’i realizoj këtë vit.

E pyetur për koncertin në vendlindjen e saj në Prishtinë, ajo ka thënë se ai “edhe mund të ndodhë”, pasi interesimi i bashkëvendasve është tejet i madh dhe për të nuk ka dëshirë më të madhe se sa të realizohet ky koncert.

loading...