Rita ORA Me Album Special Për SHBA

161-420x249

Këngëtarja me origjin nga Kosova, Rita ORA ishte e vendosur që ta bëjë albumin e saj debutues në SHBA sa më special që të jetë e mundur, kështu që i ka shtuar disa këngë të reja albumit të saj të parë debutues, si një befasi për adhuruesit e saj të shumtë.
Këngëtarja me prejardhje kosovare, e cila ka bërë bum gjatë vitit 2012, me albumin e saj debutues me titull “ORA”, kishte arritur drejt në maje të top-listës britanike kur ishte lëshuar në treg vitin e kaluar dhe ajo dëshiron ta bëj të njëjtën gjë edhe kur albumi të dalë në shitje në Shtetet e Bashkuara, kështu që i ka shtuar disa këngë të reja.
Rita, e cila ka kontratë me studion e incizimit “Roc Nation”, pronë e producentit dhe reperit të famshëm amerikan Jay-Z-i, në intervistën dhënë për “MTV News”, është shprehur: “Do të jenë disa befasi. Nuk dua t’i zbuloj ato për momentin, por përfundimisht ato janë në familjen Roc. Viti 2013 është vërtet i rëndësishëm për mua, sepse do të jetë hera e parë që Shtetet e Bashkuara e dëgjojnë albumin tim zyrtar dhe kam dashur të shtoj disa këngë ekstra në të, për ta bërë vërtet special.
Pra, në thelb unë fansave të mi ua jap një album të ri me material të ri. Kështu, për botën ky do të jetë si një album i dytë, ndërsa për amerikanët do të jetë si albumi i parë”. Ajo ka deklaruar se gjatë vitit 2013, ajo ka një varg gjërash që dëshiron t’i realizojë dhe se është e mbushur me plot ide të reja.
“Viti 2013 ka shumë gjëra që unë dëshiroj t’i arrij. Ka shumë plane dhe ide të cilat do të dalin gjatë vitit 2013”, është shprehur ajo. Flitet se ndër planet e saj mund të jetë edhe organizimi i një apo më shumë koncerteve edhe në Kosovë, duke marrë parasysh interesimin e madh që mbretëron në Kosovë, por edhe faktin që ajo me krenari rrëfen për prejardhjen e saj kosovare.