Rita Ora lavdëron Jay-Z

main_rita

Këngëtarja kosovare Rita Ora, ka deklaruar se Jay-Z është njëri nga miqtë e saj më të mirë. Rita Ora ka nënshkruar kontratë me kompaninë e tij në vitin 2009 ku kishte thënë se që nga moment kur Jay-Z i kishte bërë ftesën nuk mund ta besonte, por tani ndjehet se atë e njeh prej shumë vitesh.

“Kam qenë e shokuar kur për herë të parë i shtrëngova dorën atij. Tani më duket sikur ne e njohim njëri tjetrin prej shumë kohësh. Kam marrë shumë këshilla nga ai. Ai për mua nuk është vetëm një shokë i mirë, por një vëlla i madh. Ai është burrë”, ka thënë këngëtarja në një intervistë për mediat e huaja.

Ndërkaq, përveç kësaj, Rita Ora, së fundi ka filluar të bashkëpunon edhe me Snoop Dogg që është njërin nga reperët më të famshëm në botë.

Ndryshe, Rita është duke punuar në albumin e saj të dytë, i cili pritet të publikohet gjatë këtij viti.>zeri>