Rita Ora: Kurrë s’kam qenë në lidhje me Rob

loading...

rita1-300x175

loading...
Rita Ora thotë se ajo kurrë nuk ka qenë në lidhje romantike me Rob Kardashian.

“Kurrë nuk kam menduar se në fakt ishte një lidhje, me gjithë sinqeritetin. Kurrë mentalisht nuk e kam definuar atë si ‘i dashur, e dashur’”.

“Kur u ndava me të, i thash, ‘është sepse kurrë nuk jam aty, nuk e di si ta bëj’. Kjo është e gjitha që thash, pastaj… ndodhi pjesa tjetër. Ai është e qartë se ka menduar se duke krijuar mite do të shkojë përpara”.

“Por unë nuk mendoj për këtë. Nuk i lartësoj gjërat që nuk meritojnë vëmendje… Në botën time, gjërat si kjo thjesht nuk janë të rëndësishme”, ka thënë këngëtarja për shtojcën “Sunday Style” të të përditshmes australiane The Sunday Telegraph. /LajmeOnline/

loading...