Rita: Nëna ime dhe Beyonce, me më shumë ndikim në jetën time

loading...

Rita Ora po vazhdon me intervista ne media te ndryshme, pothuajse cdo dite. Ne me te fundit, ajo edhe njehere ka permendur lumturine dhe suksesin qe ajo ndjen duke qene pjese e njeres nga produksionet me te medha boterore, “Roc Nation” e cila menaxhohet nga Jay-Z. Ajo edhe njehere tjeter nuk la pa permendur ndikimin qe ka pasur bashkeshortja e bossit, Beyonce ne karrieren e saj.

“Pas nenes time, Beyonce eshte gruaja e cila me ka inspiruar dhe ka pasur me shume ndikim ne jeten dhe karrieren time. Ajo eshte thjesht nje legjende dhe vete paraqitja e saj aty, eshte shume domethenese per mua”, ka thene Rita. Ajo gjithashtu tregoi se tashme eshte pothuajse gjithcka gati sa i perket albumit te saj te dyte, i cili do te dale ne shitje gjate ketij viti. “Albumi i pare “ORA”, ishte me shume eksperimental per mua.

Tashme e di se cfare dua dhe albumi i dyte do te jete krejtesisht ndryshe”. Rita ne fund te ketij muaji do te nise turneun e saj, i cili do te mbaje emrin “Radioactive”, nderkohe qe besohet se per rastin e pavaresise se Kosoves me 17 shkurt, ajo do te mbaje nje koncert ne Prishtine. Koha Jone

loading...