Rita ndahet nga “gruaja” e saj

Rita Ora dhe “gruaja” e saj Cara Delevingne i kanë dhënë fund shoqërisë së tyre pas një zënke që kanë pasur ato në festivalin e njohur të Glastonburyt.

Marrëdhënia e shoqeve të pandara është ftohur prejse këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora ka filluar lidhjen me muzikantin Calin Harris, por burimet kanë thënë për “Daily Mail” se marrëdhënies së tyre i erdhi fundi gjatë festivalit muzikor.

“Cara ishte në gjendje shumë të keqe kur Rita u largua nga ajo”, ka thënë burimi.

“Nuk ka gjasa që ato të ribashkohen”, ka shtuar burimi.