Rita e artë

Rita Ora u shfaq e artë në daljen e fundit publike në Luzern të Zvicrës ku ishte për të marrë pjesë në “Blue Balls Festival”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare kishte veshur një fustan të artë duke e kombinuar me ngjyrën e flokëve dhe atë të lëkurës së nxirë lehtë nga rrezet e diellit.

23-vjeçarja tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve në këtë festival, ndërkohë që pak më vonë ndezi skenën me këngën e saj R.I.P.

Së fundmi ajo i dha fund lidhjes së saj me Dj e famshëm Calvin Harris, ndarje që duket se e ka hedhur pas krahëve, megjithëse asnjëherë nuk ka folur publikisht për këtë.