Rita dhe Snoop lansojnë klipin “Torn Apart” – VIDEO

f.0701141457389_m

Videoklipi më i ri i këngëtares kosovare Rita Ora, “Torn Apart”, një bashkëpunim me reperin Snoop Lion, është lansuar sot në internet.

Kënga është pjesë e albumit më të ri të reperit amerikan, “Reincarnated”, album i cili tashmë është në shitje.

Videoklipi ishte xhiruar në Tajlandë në janar të këtij viti. Por, në kanalet Vevo dhe YouTube, ai nuk është i qasshëm nga shfrytëzuesit e internetit nga Kosova, njëjtë si edhe videot tjera të këngëtares me prejardhje kosovare.

Videon mund ta shikoni në likun në vazhdim, të publikuar në DailyMotion.