Rita dhe ….plumbi (Shiko Fotot)

Kur është fjala për tendencë, Rita Ora është nga ato femra që ka qejf t’i shtyjë kufijtë. Shumë prej fansave të saj nuk u ka shpëtuar unaza në formë plumbi që ajo mbante në gisht, pas natës së parë të turit të saj “Radioactive” në Mançester.

Rita kishte zgjedhur kombinimin e të kuqes me të zezën për veshjen, ndërsa në sy mbante syze me dy palë xhama. E fotografuar nga mediat, Rita duket se nuk e vret shumë mendjen për aksesorin shumë kontraversial dhe influencën që mund të ketë te fansat e saj të vegjël në moshë. Unaza prej argjendi mund të krahasohet me stilin e Rihanës, të cilës mediat kanë shkruar shpesh se i referohet Rita në veshje. Rihana dallohet për videot dhe tekstet me përmbajtje dhune dhe veshjet shpesh të natyrës ushtarake, por për Ritën, kjo është hera e parë që mban një aksesor që ka lidhje me armët e zjarritri

rit