Rinovoi shtëpinë…Nuk mund ta besoni se çfarë gjeti poshtë saj! (Video)

sht_1469012249-6574176-530x300

Për më shumë se pesë dekada në Turqi është fshehur diçka e mahnitshme e cila është zbuluar krejt rastësisht.
Kur në vitin 1963 shtetasi turk në Kapadokia filloi të rinovoj shtëpinë, zbuloi një mrekulli arkitektonike, transmeton Telegrafi.

Kur muri i rezidencës së “Derinkuyu” në bodrum u shkatërrua, u zbulua se pas saj gjendet një tunel, dhe një dhomë tjetër, pastaj një tjetër, një tjetër …

Kështu, rastësisht zbuloi qytetin më të madh nëntokësor në Turqi, i cili ishte varrosur 85 metra nën sipërfaqe.Për këtë qytet të çuditshëm nëntokësor, me të drejtë mund të themi se është një kryevepër e inxhinierisë dhe një zbulim i madh arkeologjik.

Përmes saj rrjedh ujë i pijshëm, ka një numër të sistemeve të ventilimit, apartamente individuale, dyqane, puse, dhoma ku ishin të depozituara armë, madje edhe një varrezë. Në qytet u gjet edhe një shkollë dhe dhoma të veçanta, ku mbaheshin kafshët.