Rikthehet Opel Calibra

loading...

Opel

loading...
Kompania e njohur për prodhimin e veturave “Opel” gati për një dekada ka shitur automobilin e njohur, Opel Calibra. Kështu që nga viti 1989 deri më 1997, gati 240.000 Opel Calibra u gjenden në Gjermani dhe Finlandë, ndërsa ky model është prodhuar edhe në Afrikën e Jugut nën brendin e “Chevrolet-it” ndërsa në Australi si Holden.

Fatkeqësisht, prodhimi i kësaj makine është ndaluar në fundvitet ‘90-të të shekullit të kaluar për shkak të rezultateve të dobëta të shitjes. Vendin e kësaj makine e plotësoi dhe e zuri Astra Coupe, por adhuruesit edhe më tutje dëshirojnë që kjo makinë përsëri të gjendet në shitje.

Në kohën e fundit me të madhe janë duke qarkulluar fjalë se Calibra së shpejti do të gjendet në treg, natyrisht me model të ri, ndërsa edhe vetë kompania që e prodhon e paralajmëroi platformën e cila do të mund të gjendet në Opel Calibra-n e re. Gjatë këtij viti do të fillojë prodhimi i modelit Cascada e cila është e bazuar në platformën e njëjtë si Astra, ndërsa me hapësirën e saj më të gjatë ndërboshtore ofron më shumë vend për udhëtarët që gjenden në ulësen e pasme.

Në të njëjtën kohë ky model është i pajisur edhe me pezullimin nga GTC coupe. Nëse edhe Opel Calibra vendos për përdorimin e komponentëve të njëjta, atëherë do të ishte më e mirë dhe më e dëshirueshme nga ana e klientëve sesa nëse do të vendoste të shfrytëzojë komponentët nga Opel Insignia luksoze.

loading...