Rikthehet kryesia e vjetër në Shkëndijë bashkë me Artim Shaqirin

7a3b95e164

Sot pas kompletimit të dokumentacionit u vendos që ekipi i Shkëndijës ti kthehet kryesisë së mëparëshme Nuriman Shaqirit dhe kjo të pranohet edhe nga federata. Kjo ishte edhe mundësia e vetme që ekipi kuqezi të garojë në Ligën e Parë, pasiqë me kryesinë e re Shkëndija nuk kishte mundësi të jetë pjesë e Ligës së parë.

Sipas informatave të fundit trajner i Shkëndijës do të jetë Artim Shaqiri, i cili u largua nga Shkëndija pas ardhjes së Idriz Ibishit si kryetar i Shkëndijës.

Ndeshja derbi, ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës do të luhet nesër ( E enjte ) në stadiumin e qytetit në Tetovë.